Vedat Bajrami uron Edon Zhegrovën për ditëlindjen, ndërsa Kosova përballet me sfidën historike në futboll

Aktori i njohur shqiptar, Vedat Bajrami, ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për të uruar futbollistin Edon Zhegrova, i cili sot (e marte) feston 27-vjetorin e lindjes.

Në mesazhin e tij, Bajrami e cilësoi Zhegrovën si “vëlla”, duke e uruar në këtë përvjetor pikërisht në një ditë kaq të rëndësishme për futbollin kosovar.

Ai shprehu besimin se kjo sfidë e madhe do të sjellë fat si për lojtarin, ashtu edhe për gjithë ekipin, duke e lidhur festën personale të Zhegrovës me një moment kyç për vendin. “Suksese që shkruhen vetëm një herë, paçim fat së bashku”, u shpreh ndër të tjera Bajrami.


- Advertisement -

Në të njëjtën kohë, Kombëtarja e Kosovës është në prag të një përballjeje historike, pasi sonte do të luajë finalen e “play-off”-it për Kampionatin Botëror ndaj Kombëtares së Turqisë.

Sfida, që nis në orën 20:45, konsiderohet një nga momentet më të rëndësishme për futbollin në vend, me shpresën që Kosova të shkruajë histori në arenën ndërkombëtare.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *