Gjykata Kushtetuese ka deklaruar si të papranueshme kërkesën e PDK-së për anulimin e vendimit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë që obligon mbi 1 mijë e 300 biznese të kalojnë në tregun e lirë të energjisë elektrike.
ZRrE ka njoftuar në Facebook se ky vendim konfirmon ligjshmërinë dhe procesin e liberalizimit të tregut të energjisë elektrike në Kosovë.
Qëllimi është krijimi i një tregu konkurrues, transparent dhe efikas për të gjithë konsumatorët.




