Safet Hiseni, këmbësori që humbi jetën natën e 22 shkurtit pasi u godit nga një veturë në Bresje, do të varroset sot në varrezat e Fushë Kosovës.
Kështu kanë njoftuar familjarët e të ndjerit, të cilët kanë bërë të ditur se ceremonia e varrimit do të mbahet nga ora 13:00. “Të dashur familjar, miq dhe dashamir, ju njoftojmë se varrimi i më të dashurit tonë, Safet Hiseni, do të bëhet nesër me datë 24.02.2026, në ora 13:00, në varrezat e Fushë Kosovës”, thuhet në njoftimin e familjarëve.
Rastin e rëndë, për Klankosova.tv e kishin konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës. “Në Bresje të Fushë Kosovës, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale”, ka thënë për Klankosova.tv, zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. “Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një automjet dhe një këmbësor.
Si pasojë e aksidentit këmbësori ka mbetur i vdekur.
Vdekja e viktimës (mashkull) është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.
Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”.
E dhimbshme: Vdes këmbësori që u godit nga vetura në Fushë Kosovë
