Kanë mbetur vetëm disa ditë deri në finalen e madhe të Big Brother VIP Kosova 4.
Pesë finalistët e këtij edicioni janë: Ludo Lee, Elijona Binakaj, Londrim Mekaj, Klodian Mihaj dhe Hygerta Sako.
Në profilin e Londrimit në Instagram është bërë thirrje për të votuar për të dhe shpalljen e fituesit. “Votoni Londrimin për fitues. Çdo votë na afron drejt çmimit të madh”, thuhet në postim.
Banori duket se ka arritur të pëlqehet edhe jashtë kufijve, në bazë të reagimeve në rrjete sociale.
Së fundmi ai ka marrë mbështetje edhe nga ylli i famshëm televiziv, Vas J Morgan, i cili njëherësh është mik i ngushtë i Rita Orës.





