Në një ceremoni të thjeshtë në varrezat e Dragodanit, këtë të enjte u varros akademiku Rexhep Qosja, i cili ndërroi jetë në moshën 89-vjeçare.
Nipi i tij njoftoi se varrimi u bë me pjesëmarrjen e anëtarëve më të ngushtë, ndërsa familja e të ndjerit vendosi që të mos organizojë ceremoni pritjeje dhe të mos marrë pjesë në organizime institucionale.
Rexhep Qosja ishte një akademik dhe autor i mbi 30 librave.
Ajo që bën të shquar kujtimin e tij është kontributi i madh në fushën e letërsisë dhe shkencës.





