Një tragjedi e trishtë ka ndodhur në aksin Thumanë-Mamurras, ku një 53-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti.
Aksidenti ndodhi ndërmjet dy veturave dhe viktima nuk mundi të iu bëjë ballë plagëve të marra.
Një 20-vjeçar dhe një pasagjere tjetër janë gjithashtu të përfshirë në aksident, por janë në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka arrestuar 20-vjeçarin si shkaktar i aksidentit me pasojë vdekjen.





