Ushtrimi fushor ‘VALOR SHIELD 2026’ i Forcës së Sigurisë së Kosovës me pjesëmarrës nga partnerët ndërkombëtarë

Nga 21 shtatori deri më 2 tetor 2026, Forca e Sigurisë së Kosovës do të zhvillojë ushtrimin fushor ‘VALOR SHIELD 2026’.

Në këtë ushtrim do të marrin pjesë FSK-ja, Policia e Kosovës dhe ushtritë partnere nga SHBA-ja, Kroacia dhe Shqipëria.

Në këtë periudhë pritet lëvizje e automjeteve nga vendbazimet e FSK-së drejt Drenasit, Obiliqit, Fushë Kosovës dhe Prishtinës. ‘Kjo lëvizje do të realizohet për qëllime ushtrimi, kështu kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve,’ tha FSK-ja.


- Advertisement -

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *