Ushtria Çlirimtare e Kosovës: Komandantët e Llapit bashkohen për drejtësi dhe liri

Në Zonën Operative të Llapit është ndezur “Zjarri i Lirisë”, në kuadër të aktivitetit “7 Zona, 7 Zjarre, Një Luftë, Një Kujtesë, Drejtësi”, të ideuar nga platforma qytetare “Liria Ka Emër”.

Komandantë dhe ish-ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë bashkuar për të përcjellë mesazhin e tyre në mbështetje të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, duke kërkuar drejtësi dhe lirinë e tyre.

Nga Zona Operative e Llapit, bashkëluftëtarët kanë shprehur besimin e tyre në luftën e drejtë çlirimtare të UÇK-së dhe kanë ritheksuar se në çdo rrethanë do të vazhdojnë të qëndrojnë në krah të luftëtarëve të lirisë”, njofton platforma “Liria ka Emër”.


- Advertisement -

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *