Një grup prej 41 ushtarësh nga Ushtria Kombëtare e Moldavisë ka filluar misionin e tyre në Kosovë pranë forcave të NATO-s, KFOR.
Ata do të shërbejnë për gjashtë muaj duke patrulluar zonën e tyre të përgjegjësisë nën Komandën Rajonale Perëndimore të KFOR-it.
Kontingjenti moldav do të sigurojë objektet ushtarake dhe do të zhvillojë patrullime në bashkëpunim me forcave të tjera.
Në grup përfshihen edhe shtatë gra ushtarake.
Moldavia filloi pjesëmarrjen në KFOR më 8 mars 2014.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





