Gjykata Themelore në Prishtinë cakton datën e rigjykimin për ish-kryetarin e Kuvendit të Kosovës për akuzën e hedhjes së gazit lotsjellës

Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur që më 26 gushtin 2026 të fillojë rigjykimin për ish-kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, lidhur me akuzën për hedhje të gazit lotsjellës në Kuvend.

Në një deklaratë për media, udhëheqësja e Zyrës për Informim dhe Komunikim në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi, konfirmoi datën e seancës gjyqësore.

Konjufca ishte liruar nga akuza e përdorimit të armës dhe mjetit të rrezikshëm nga Gjykata Themelore në Prishtinë më 26 shkurt 2024, por vendimi u prish nga Gjykata e Apelit.


- Advertisement -

Prokuroria Themelore kishte ngritur aktakuzë kundër tij në vitin 2017 për dy vepra penale.

Konjufca është akuzuar për përdorim të gazit lotsjellës gjatë një mbledhjeje në Kuvendin e Kosovës, duke penguar personat zyrtarë në detyrat e tyre.

Gjatë seancës së 25 tetorit 2023, gjykatësja Edita Çanta kishte përmendur akuzën e pengimit të personave zyrtarë gjatë kryerjes së detyrave zyrtare ndaj Konjufcës.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *