Trump: Nëse SHBA-ja nuk ishte e përfshirë, Irani do të kishte bërthamore

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se nëse Shtetet e Bashkuara nuk do të ishin përfshirë në luftën me Iranin, sipas tij, Teherani do të kishte armë bërthamore.

Këto komente, presidenti Trump i ka bërë të martën gjatë një aktiviteti në Shtëpinë e Bardhë. ‘Ndoshta nuk do të ishim të gjithë këtu tani’, ka thënë Trump.

Ai ka thënë se SHBA-ja e ka mundur keq Iranin. ‘Irani është reduktuar në anije të vogla me një mitraloz në ballë’, ka shtuar Trump.


- Advertisement -

Sipas tij, Irani e ka filluar luftën me 159 anije, por Trump ka thënë se çdo anije që ata kanë pasur, tashmë ‘pushon nën ujë në fund të detit’.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *