Trump: Irani po humb shumë në konflikt, bisedimet filluan në Islamabad

Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, në një postim në Truth Social, thotë se Irani po “humb shumë” në konflikt, duke theksuar se media përsërit se ata po ‘fitojnë’, por në realitet po humbin.

Ai vlerëson se Irani ka humbur marinen, forcat ajrore, aparaturën kundërajrore, radion, fabrikat e raketave dhe dronëve.

Trump shton se udhëheqësit e tyre afatgjatë nuk janë më në pushtet.


- Advertisement -

Ai gjithashtu komenton për vendosjen e minave detare nga Irani dhe nisjen e pastrimit të Ngushticës së Hormuzit nga SHBA-ja. /Klankosova.tv


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *