Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, postoi të shtunën në rrjetet sociale se ushtria e Shteteve të Bashkuara ka filluar pastrimin e Ngushticës së Hormuzit dhe se të gjitha anijet e Iranit për vendosjen e minave janë fundosur.
Trump shtoi se ‘tani po fillojmë procesin e pastrimit të Ngushticës së Hormuzit’.
Pak minuta para postimit të Trump, filluan të dilnin raportime rreth pranisë së anijeve detare amerikane në ngushticë.





