Pas 27 vitesh, Trepça ka rikthyer në menaxhim hapësirat e parkingut në pronën e saj në rrugën ‘Mbreti Milutin’ në Zveçan.
Sipas njoftimit të Trepçës, prona përfshin 635.2 metra katrorë hapësirë parkingu dhe 1,049.2 metra katrorë parkingje të mbuluara.
Shfrytëzuesve të hapësirave u është dhënë afat prej 10 ditësh për largimin e automjeteve, pajisjeve dhe sendeve të tjera nga prona. ‘Trepça Sh.A. në mbrojtje dhe administrim të pronës së saj’, thuhet në njoftim.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





