Trajnim për edukatorë në Elbasan: Nxitja e kreativitetit dhe potencialit të fëmijëve

UNICEF-i, me mbështetjen financiare të Comodita Home, ka organizuar një trajnim për 30 edukatorë në Elbasan, me fokus në kreativitetin dhe potencialin e fëmijëve.

Edukatoret mësuan mënyra praktike për zbatimin e kurrikulës për fëmijët 3–6 vjeç, duke vlerësuar potencialin, kuriozitetin dhe kreativitetin e secilit fëmijë.

Trajnimin e udhëhoqi Z.


- Advertisement -

Cristian Fabbi, drejtues i Reggio Children.

Qasja Reggio Emilia sheh fëmijën si protagonist të të nxënit dhe vlerëson ‘100 gjuhët e fëmijëve’ – mënyrat e shumta përmes të cilave ata shprehen, eksplorojnë dhe mësojnë përmes lojës, artit, muzikës, lëvizjes, natyrës dhe bashkëpunimit.

Trajtimi solli reflektime dhe ide për mënyrat se si loja dhe materialet e riciklueshme e bëjnë të nxënit më të gëzueshëm dhe kuptimplotë.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *