Blerta Deliu-Kodra reagon ndaj mesazhit të Hashim Thaçit për Kosovën: ‘Ndrysho Kosovën’

Kandidatja për deputete nga radhët e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka reaguar lidhur me mesazhin që ish-presidenti, Hashim Thaçi ka dërguar së fundi për shqiptarët dhe Kosovën. ‘Besoni në Kosovën’, ka qenë mesazhi që Thaçi ua ka dhënë Memli Krasniqit dhe Abelard Tahirit, të cilët e kanë vizituar atë në Hagë, gjatë së enjtes.

Dhe, pikërisht për këtë porosi të Thaçit është deklaruar Deliu-Kodra, me ç’rast ajo ka dërguar një mesazh tjetër për kryeministrin në detyre, Albin Kurti. ‘Albin, edhe i mbyllur padrejtësisht në Hagë, Presidenti Thaçi flet me më shumë optimizëm, besim dhe dashuri për Kosovën sesa ti që tash e gjashtë vite e qeveris vendin vetëm me ankesa e vajtime.

Po, President.


- Advertisement -

Kemi besuar, besojmë dhe do të besojmë gjithmonë në Kosovë.

Dhe presim me padurim ditën e lirimit tuaj, për ta parë sërish në mesin e qytetarëve që nuk ju harruan kurrë.

Stop krizës.

Ndrysho Kosovën.’


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *