Policia e Kosovës ka bërë të ditur se personi i arrestuar pas vdekjes së një 31-vjeçarit në Vushtrri është ndaluar për 48 orë.
Incidenti ka ndodhur kur ai ra nga kati i tretë i një objekti në ndërtim.
Në lidhje me këtë, policia ka intervistuar pesë persona si dëshmitarë, ndërsa një person i dyshuar është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës.
Autoritetet kanë nxjerrë aktvendim për ndalimin e të dyshuarit.
Pronari i kompanisë dhe një punëtor përgjegjës janë intervistuar për rastin e vdekjes së punëtorit në Vushtrri.





