Ka dalë traileri zyrtar i filmit të ri ‘The Journalist’s Mission’, një dramë lufte e frymëzuar nga ngjarje të vërteta, që sjell në ekran një histori të fuqishme mbi guximin, sakrificën dhe mbijetesën gjatë një prej periudhave më të vështira në historinë e Kosovës.
Filmi është realizuar nga Kras Production dhe synon të nderojë mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, aleatëve të NATO-s dhe popullit amerikan për Kosovën gjatë luftës dhe viteve më të vështira. ‘The Journalist’s Mission’ tregon historinë e njerëzve të zakonshëm që përballen me vendime të pamundura në rrethana lufte, duke treguar se zgjedhjet e bëra në momente kritike mund të ndryshojnë jetën e shumë njerëzve dhe të ndikojnë në të ardhmen e brezave të tërë.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi.com






