Një vajzë 2 vjeçare ka vdekur nga nxehtësia, pasi u la për disa orë në një makinë në Galicia të Spanjës.
Fëmija pësoi arrest kardiak pasi babai i saj dyshohet se e kishte harruar gjatë rrugës për në punë.
Rasti u zbulua kur nëna e vajzës shkoi ta merrte nga çerdhja dhe u informua se ajo nuk kishte shkuar fare atë ditë.
Shërbimet emergjente u njoftuan menjëherë, por fëmija nuk arriti të mbijetojë.
Autoritetet spanjolle kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes tragjike.





