Tre persona janë lënduar si pasojë e një përleshjeje që ka ndodhur sot rreth orës 14:40 në rrugën ‘Lidhja e Prizrenit’ në Istog, afër Stacionit të Autobusëve.
Lidhur me rastin, detaje për Klankosova.tv ka dhënë Fadil Gashi, zëdhënës i policisë për rajonin e Pejës.
Ai tha se njëri nga të lënduarit dyshohet se plagët i ka marrë nga mjeti i mprehtë dhe si rezultat i lëndimeve më serioze është nisur për në QKUK.
Deri më tani nuk ka asnjë person të dyshuar i cili është arrestuar.
Prokuroria ndërkaq për Klankosova.tv tha se dyshohet që të përfshirët në këtë rast janë të mitur.





