Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda, u aka caktuar nga një muaj paraburgim shtatë të dyshuarve për kërcënim të votuesve në Graçanicë.
Dyshohet se ata cenonin lirinë e votuesve.
Vendimi për paraburgimin u mor pas seancës dëgjimore, duke vlerësuar rrezikun e arratisjes dhe nevojën për sigurinë e procedurës penale.
Të dyshuarit janë edhe shtetas të Serbisë, çka e rrit rrezikun e arratisjes.
Gjykata vlerëson se paraburgimi është mënyra më e sigurt për të garantuar drejtësinë. /Klankosova.tv





