Një i ri është në gjendje kritike si pasojë e plagëve therëse nga përleshja që ndodhi sot në Istog.
Rreth gjendjes shëndetësore detaje ka dhënë drejtori i Qendrës Emergjente, Naser Syla.
Syla për Klankosova.tv tha se pacienti është në gjendje jo stabile. ‘Një pacient i sjellur nga spitali i Pejës, me plagë therëse, gjendje e rëndë dhe jo stabile, pacienti i lidhur në aparat respirator i intubuar, në QE jonë kryer ekzaminimet e nevojshme, pacienti është transferuar në sallën operative të QE dhe është duke u intervenuar nga ekipet e K torakale, K abdominale, ORL dhe anestezionit, poli traumë e rëndë dhe gjendje e rëndë, pas intervenimit do të transferohet në MIQ për trajtim të mëtejshëm,’ deklaroi Syla për Klankosova.tv.
Rreth kësaj ngjarje të rëndë Klankosova.tv ka raportuar edhe më herët sot gjatë ditës.






