Tragjedia në Aeroportin e Denverit: Personi vdes pasi goditet nga aeroplani në pistë

Një person ka humbur jetën në Aeroportin Ndërkombëtar i Denverit në Shtetet e Bashkuara pasi u godit nga një aeroplan që po përpiqej të ngritej në ajër.

Incidenti ndodhi gjatë lëvizjes së aeroplanit në pistë, me një zjarr të shkurtër në një motor të avionit.

Flakët u shuan shpejt, ndërsa të gjithë 224 pasagjerët u evakuuan për arsye sigurie.


- Advertisement -

Autoritetet nuk kanë zbuluar identitetin e personit të vdekur, ndërsa 12 pasagjerë raportuan lëndime të lehta gjatë evakuimit.

Pista mbetet e mbyllur për hetimet nga Autoriteti i Aviacionit dhe Bordi i Sigurisë së Transportit.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *