Philip Grenz, menaxheri i aktorit Sam Neill, i njohur për rolet e tij në filmat ‘Jurassic Park’ dhe ‘The Piano’, ka zbuluar se aktori ndërroi jetë pas një beteje me pneumoninë.
Grenz bëri të ditur se Sam, përpara kësaj sëmundjeje, kishte arritur të mposhtte limfomën falë një trajtimi inovativ me terapinë CAR-T.
Në vitin 2023, aktori kishte bërë publike diagnozën e tij me limfomë angioimunoblastike të qelizave T, një formë e rrallë e limfomës jo-Hodgkin, ndërsa në prill të këtij viti kishte njoftuar se nuk kishte më kancer.
Terapia CAR-T është një formë e imunoterapisë që përdor qelizat T të vetë pacientit dhe aplikohet në trajtimin e disa llojeve të kancerit të gjakut.
Sipas menaxherit të tij, gjatë vitit të kaluar Sam kishte përfunduar xhirimet e katër filmave, të cilët pritet të publikohen në muajt në vijim. ‘Duke qenë se Sam ishte një njeri shumë privat dhe nuk e pëlqente vëmendjen e tepërt, familja e tij do të organizojë një ceremoni private lamtumire në fermën e tij në Zelandën e Re sapo të caktohet data’, tha Grenz.
Pas lajmit për ndarjen e tij nga jeta, personalitete të shumta të industrisë së filmit shprehën ngushëllimet dhe respektin për aktorin.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com





