Ministri në detyrë i Infrastrukturës: Vazhdojnë punimet për zgjerimin e rrugës QMI-Lipjan

Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Dimal Basha, ka bërë të ditur se po vazhdojnë punimet për zgjerimin e rrugës QMI–Lipjan (N25), një projekt që synon përmirësimin e qarkullimit dhe rritjen e sigurisë në këtë segment rrugor.

Sipas Bashës, projekti ka një gjatësi prej 3.8 kilometrash dhe vlerë kontraktuale prej 6.8 milionë eurosh.

Ai bëri të ditur se gjatë realizimit të punimeve janë hasur disa sfida që lidhen me infrastrukturën nëntokësore, përfshirë rrjetin e ujësjellësit dhe mungesën e kanalizimit fekal. ‘Për adresimin e tyre, jemi në diskutim dhe koordinim të vazhdueshëm me të gjithë akterët përgjegjës, në mënyrë që rruga të realizohet me cilësi dhe brenda afatit të paraparë’, ka shkruar Basha.


- Advertisement -

Ai shtoi se pengesa gjatë punimeve mund të ketë, por institucionet do të jenë të angazhuara për t’i zgjidhur ato në kohë. ‘Pengesa gjatë punimeve mund të ketë, por do të qëndrojmë afër projektit dhe do t’i adresojmë problemet me kohë, me synimin që punimet të përfundojnë sa më shpejt dhe sa më mirë’, ka theksuar Basha.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *