Nutricionistja Urata Rexhepi ka folur për shtimin e rasteve të helmimeve ushqimore gjatë ditëve të fundit në vend, duke shpjeguar dallimin mes helmimeve dhe virozave.
Ajo tha se, ndonëse simptomat mund të jenë të ngjashme, koha e shfaqjes së tyre bën dallimin. “Viroza zakonisht shfaqen një deri në tri ditë pas konsumimit, ndërsa helmimet shfaqen shumë më shpejt, brenda 30 minutave deri në gjashtë orë pas konsumimit të ushqimit”.
Rexhepi theksoi se temperaturat e larta favorizojnë shumimin e baktereve në ushqim.
Ajo gjithashtu u ka bërë thirrje qytetarëve të kenë kujdes me ruajtjen e ushqimeve, hidratimin dhe zgjedhjen e vakteve gjatë stinës së verës.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





