Tragjedi në Skenderaj: Këmbësori 74-vjeçar humb jetën në aksident rrugor

Policia e Kosovës ka konfirmuar vdekjen e një këmbësori në rrugën “Azem Bejta” në Skenderaj.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, njoftoi se në aksident janë përfshirë një veturë dhe këmbësori.

Këmbësori 74-vjeçar humbi jetën në vendngjarje.


- Advertisement -

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Stacion Policor për procedura të mëtejme.

Autoritetet policore po zhvillojnë hetimet për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *