Policia e Kosovës ka konfirmuar vdekjen e një këmbësori në rrugën “Azem Bejta” në Skenderaj.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, njoftoi se në aksident janë përfshirë një veturë dhe këmbësori.
Këmbësori 74-vjeçar humbi jetën në vendngjarje.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Stacion Policor për procedura të mëtejme.
Autoritetet policore po zhvillojnë hetimet për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.





