Gazetarja Vesa Hoda e Klan Kosovës raporton nga Majaci i Podujevës për një tragjedi e cila ka ndodhur mbrëmjen e kaluar.
Ilaz Brahimi dhe e dyshuara, të cilët ishin në lidhje dashurie, kanë përfunduar në një konflikt fatal.
Burime bëjnë të ditur se ata kishin disa konflikte në raportin e tyre, por Ilaz kishte shkuar për të sqaruar gjërat.
Megjithatë, situata ka qenë e paparashikueshme dhe e dyshuara ka shtënë me armë ndaj viktimës 45-vjeçare nga Obliqi.





