Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Kavajë.
Policia ka bërë me dije se një 42-vjeçar është arrestuar pasi plagosi një 39-vjeçar, pas një konflikti për motive të dobëta.
Një 35-vjeçar tjetër është ndaluar për dyshime se e ndihmoi të largohet nga vendngjarja.
I plagosuri ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën, ndërsa arma është sekuestruar si provë materiale.





