Një person ka humbur jetën në një vetëaksident në fshatin Dollc të Klinës.
Familjarët e viktimës kanë identifikuar viktimën si Driton Isa Haliti.
Autoritetet kanë konfirmuar se katër persona të tjerë janë lënduar dhe janë në trajtim në Spitalin Rajonal të Pejës.
Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.





