Lumir Abdixhiku nderon jetën e veprën e Agim Kikajt në 9-vjetorin e vdekjes

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka përkujtuar dhe nderuar jetën e veprën e ish-deputetit Agim Kikaj në 9-vjetorin e vdekjes së tij.

Abdixhiku theksoi se humbja e Agim Kikajt ishte dhimbje e madhe për Kosovën dhe proceset demokratike të vendit.

Kikaj u përshkrua si njeri i mirë, i jashtëzakonshëm dhe i përkushtuar ndaj ndërtimit të institucioneve demokratike në Kosovë.


- Advertisement -

Abdixhiku vlerësoi kontributin dhe personalitetin e tij unik, duke thënë se Agim Kikaj do të mbetet një kujtim i paharrueshëm për të gjithë. “Lavdi jetës dhe veprës së Agim Kikajt!”


- Advertisement -