Thirrjet për Hapjen e Arkivave në Serbi: Shpresa për zbardhjen e Fatit të të Zhdukurve në Kosovë

Thirrjet që Serbia t’i hapë arkivat shtetërore dhe ushtarake për luftën e viteve 1998-’99 janë shtuar pas dyshimeve për varr masiv në veri të Kosovës.

Për familjarët e rreth 1.600 personave ende të zhdukur, dokumentet në Serbi mund të jenë kyç për zbardhjen e fatit të të afërmve të tyre.

Gërmimet e kësaj jave në veri të Kosovës, ku dyshohet për një varr masiv, i kanë shtuar thirrjet që Serbia t’i hapë arkivat e veta shtetërore dhe ushtarake lidhur me luftën e viteve 1998-’99.


- Advertisement -

Për familjarët e rreth 1.600 njerëzve ende të zhdukur nga ajo luftë, qasja e plotë në këto të dhëna mund të jetë një nga burimet më të rëndësishme për ta kuptuar fatin e të afërmve të tyre.

Megjithëse çështja e të zhdukurve me dhunë shihet kryesisht si çështje humanitare, Serbia deri tani nuk ka lejuar qasje të plotë në dokumentet e institucioneve që kanë vepruar gjatë luftës në Kosovë, pavarësisht zotimeve për bashkëpunim dhe shkëmbim të dhënash.

Ekspertë të dokumentimit të krimeve të luftës dhe të të zhdukurve thonë për Radion Evropa e Lirë (REL) se qasja e plotë në arkiva do të mund të ndihmonte në zbardhjen e lokacioneve të varreve, zinxhirit të përgjegjësisë dhe fatit të njerëzve që ende nuk janë gjetur.

Institucionet kryesore që besohet se mbajnë të dhënat më të rëndësishme janë arkivat shtetërore dhe institucionet kyç të ushtrisë së Serbisë dhe të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, sipas kryetares së Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, Sonja Biserko.

Arkivat ushtarake dhe strukturat policore ruajnë raporte luftarake, të dhëna për veprimet e njësive dhe regjistra të transferimeve, të cilat mund të ndihmojnë në identifikimin e varrezave masive dytësore ose rasteve të personave të zhdukur në zonat e luftimeve Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *