Rita Ora ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale momentet më të veçanta nga koncertet e saj gjatë turneut veror, duke shfaqur edhe një mesazh për fansat e saj për koncertin e ardhshëm në Ohër.
Këngëtarja shqiptaro-britanike do të performojë në stadiumin ‘Biljanini Izvori’ në kuadër të Ohrid Summer Festival, organizuar nga Pragma Music.
Biletat për koncertin mund të blihen në kupikarta.com.
Pas suksesit në Zvicër dhe Finlandë, Rita do të vazhdojë turneun në Poloni dhe Çeki.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com





