Njëzet vjet pasi filmi origjinal fitoi publikun në mbarë botën, vazhdimi i historisë së famshme të modës “The Devil Wears Prada” rikthehet në kinema me pritshmëri të larta dhe parashikime ambicioze për të ardhurat.
Miranda Priestly dhe ekipi i saj janë atraksioni kryesor në arkat e biletave.
Vazhdimi i shumëpritur, “The Devil Wears Prada 2”, synon një hapje masive prej 75 deri në 80 milionë dollarë në rreth 4,100 kinema në Amerikën e Veriut.
Disa parashikime flasin për shitje biletash që mund të shkojnë në gati 90 deri në 100 milionë dollarë. ‘The Devil Wears Prada 2’ pritet të sigurojë edhe rreth 100 milionë dollarë nga tregjet ndërkombëtare, duke e çuar totalin global të fundjavës në afërsisht 175 deri në 190 milionë dollarë.
Investimi i Disney në vazhdimin duket se mund të rezultojë një lëvizje e qëlluar, pasi vazhdimi pritet ta kalojë fitimin e filmit origjinal brenda vetëm pak javësh.
