Tërmet me magnitudë 7.4 godet Detin Molucca në Indonezi: një person vdes

Një tërmet me magnitudë 7.4 ballë të Rihterit goditi Detin Molucca pranë ishullit Ternate të Indonezisë të enjten në mëngjes, duke vrarë të paktën një person.

Tërmeti, i cili goditi në orën 06:48 sipas kohës lokale (22:48 GMT) në një thellësi prej 35 km, shkaktoi paralajmërime për cunami të cilat që atëherë janë tërhequr.

Një grua 70-vjeçare në Sulawesi-n Verior vdiq pasi u shtyp nga rrënojat e një ndërtese, dhe një person tjetër theu këmbën pasi u hodh nga një ndërtesë, raportoi agjencia kombëtare e lajmeve e Indonezisë Antara, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.


- Advertisement -

Ndërsa rajoni përjeton nivele të larta të aktivitetit sizmik, disa banorë i thanë BBC-së se ky ishte një nga tërmetet më të forta që kanë ndjerë të paktën në gjashtë vitet e fundit.

Qendra e Paralajmërimit për Cunami në Paqësor me seli në Hawaii fillimisht paralajmëroi se valët e cunamit më pak se 0.3 metra (1 ft) “ishin të mundshme” përgjatë brigjeve të Guamit, Japonisë, Malajzisë, Papua Guinesë së Re, Filipineve dhe Tajvanit.

Alarmi për cunami u hoq pas dy orësh.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *