Sfidat e Fëmijëve me Autizëm në Kosovë: Nevojitet Mbështetje Urgjente

Me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Autizmit, Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF ritheksoi sfidat e vazhdueshme me të cilat përballen fëmijët në spektrin e autizmit në Kosovë.

Fëmijët me autizëm dhe familjet e tyre përballen me mungesë të shërbimeve cilësore në shëndetësi, mbrojtje sociale dhe arsim.

Prindërit përballojnë shpenzime financiare të larta dhe ndonjëherë duhet të lënë punën për të kujdesur për fëmijët e tyre.


- Advertisement -

Në mungesë të mbështetjes financiare institucionale, organizatat joqeveritare mbajnë barrën e ofrimit të shërbimeve.

KOMF kërkon hapa të menjëhershëm për identifikim, ndërhyrje të hershme, rritje të financimit dhe përfshirje në arsim cilësor për fëmijët me autizëm në Kosovë.


- Advertisement -