Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) njoftuan se ka pranuar një njoftim lidhur me praninë e toksinës cereulide në formulën për foshnje të produkuar nga kompania Nutricia Cuijk B.V., Holandë.
Disa lote të formulës për foshnje të markës APTAMIL janë tërhequr nga tregu për shkak të tejkalimit të kufijve të lejuar të toksinës.
Produktet janë identifikuar dhe janë në proces të asgjësimit, ndërsa rreziku për konsumatorët konsiderohet i ulët.
Autoritetet vijojnë të monitorojnë situatën për garantimin e sigurisë ushqimore.
Ministria dhe Agjencia mbeten të përkushtuara në mbrojtjen e shëndetit të konsumatorëve.
