Analisti politik, Ilir Deda ka reaguar ndaj zhvillimeve politike në vend, duke kritikuar fushatat e linçimit dhe konspiracionet.
Ai theksoi se presidentja Vjosa Osmani ka sjellë rezultate për Kosovën në politikën e jashtme.
Deda vlerësoi se kriza politike është shkaktuar nga dëshira për pushtet absolut.
Pushteti absolut s’mban lidhje me demokracinë, thotë ai.




