Tensioni politik rritet në Kosovë: Diskutime të pezulluara për emrin e presidentit

Për emra të përveçëm për president e formim të institucioneve diskutuan para tri ditësh.

Por, nga e mërkura kryeministri në detyrë, Albin Kurti e kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku s’u takuan më.

Nga Lidhja Demokratike e Kosovës sot thanë për televizionin Dukagjini se nuk po planifikohet asnjë takim aktualisht.


- Advertisement -

Të heshtur qenë edhe nga Lëvizja Vetëvendosje, të cilët s’bën të ditur nëse ka pasur diskutime tjera pas të mërkurës.

Që kjo situatë po shfrytëzohet për t’iu afruar një afati zgjedhor e thotë analisti politik, Albinot Maloku.

Maloku vlerëson se këto zhvillime po i japin regres vendit. ‘Prej 9 shkurtit 2025 kemi krizë politiko-juridike institucionale në vend e cila ka mbart me vete shumë pasoja të cilat po i ndjejmë e do t’i ndjejmë si qytetarë të vendit, në të gjitha rrafshet duke përfshirë, arsimin shëndetësinë e krejt si pasojë e vullnetit dhe pasionit e subjektit dominant në kuvendin e Kosovës e cila e ka për qëllim t’i jap vendit një regres,’ ka thënë Albinot Maloku, analist politik.

Të mërkurën pas takimit të kryetarit të LVV-së Albin Kurti dhe atij të LDK-së, Lumir Abdixhiku të dy deklaruan se situata ka nevojë për zgjidhje urgjente dhe shprehen gatishmëri për të zgjedhur një president jashtë politikës e konsensual.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *