Protesta e studentëve dhe gjimnazistëve para Ministrisë së Arsimit ka marrë një kthesë të tensionuar, ku protestuesit kanë filluar të godasin me gurë dhe sende të forta.
Policia e Shtetit ka reaguar duke përdorur ujë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën.
Kjo ka shkaktuar një ndarje të përkohshme të protestuesve, të cilët u shpërndanë në rrugët dytësore pranë Rrugës së Durrësit, për t’u rigrupuar sërish pas disa minutash para MAS.
Këto përplasje kanë përshkallëzuar situatën në ditën e katërt të protestës, ku studentët, gjimnazistët dhe qytetarët janë mbledhur për të vazhduar kundërshtimin dhe për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info




