Tensione dhe debata ashpër në Kuvendin e Kosovës: Rrezik konfrontimesh fizike

Kuvendi i Kosovës është përfshirë sot nga tensione të shumta, me deputetë të partive politike që u përfshinë në debate të ashpra, të cilat në disa momente rrezikuan të kalonin edhe në konfrontime fizike.

Deputetë të PDK-së dhe Aleancës kërkuan që të vazhdojë seanca, ndërsa deputetë të LVV-së i akuzuan ata se nuk po marrin pjesë në takimet e thirrura nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

Situata u tensionua edhe më tej gjatë kohës kur Kuvendi po priste mërgimtarët, në ditën e dytë të vizitave të tyre në institucion.


- Advertisement -

Edhe disa prej tyre u përfshinë në debate mes vete dhe me deputetë që ndodheshin në sallën e Kuvendit.

Përplasjet politike dhe tensionet në Kuvend nuk janë të reja për qytetarët e Kosovës, ndërsa në të kaluarën janë regjistruar edhe raste të konfrontimeve fizike mes deputetëve.

Megjithatë, zhvillimet e sotme u dalluan edhe për përfshirjen e qytetarëve që ndodheshin në galerinë e Kuvendit, duke e bërë situatën edhe më të pazakontë.

Më poshtë mund të shihni fotografitë nga zhvillimet e sotme në Kuvend.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *