Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat për arsimin e lartë për vitin akademik 2025/2026.
Sipas këtyre të dhënave, fusha e biznesit, administratës dhe ligjit është në krye me numrin më të madh të studentëve të regjistruar për herë të parë, si në nivelin Bachelor, ashtu edhe në atë Master.
Në nivelin Bachelor, janë regjistruar për herë të parë 17 mijë e 605 studentë në universitetet publike dhe kolegjet private.
Prej tyre, 5 mijë e 416 studentë, ose 30,8 për qind, kanë zgjedhur fushën e biznesit, administratës dhe ligjit.
Në vendin e dytë renditet fusha e teknologjisë informative dhe komunikimit (TIK), me 2 mijë e 989 studentë, e ndjekur nga shëndeti dhe mirëqenia, me 2 mijë e 350 studentë.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





