Rap-artistja shqiptare, Tayna, ka festuar tetë vite karrierë me një event në Prizren, qytetin e saj të lindjes. “Genesis” e ka titulluar festën siç edhe mban emrin albumi i saj i ri me plot dhjetë këngë.
Për të festuar bashkë me të kanë qenë edhe një sërë emrash të njohur nga bota e artit e po ashtu edhe e politikës.
Kandidatja për presidente, Vjosa Osmani, duket se ka një raport të mirë me Taynën duke qenë se mbajti edhe një fjalim në festë.
Ajo ia dedikoi disa vargje për suksesin që ka arritur në këto kaq vite si pjesë e skenës.
Disa nga figurat e famshme ishin: Selin Bollati, DJ Gimbo, Elijona Binakaj, Klodian Mihaj, Londrim Mekaj, Dea Mishel, Rezarta Shkurta, Aulona Musta, Fifi, Big Mama etj.






