Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, dhe kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, kanë zhvilluar sot takime me senatorët amerikanë Jeanne Shaheen dhe Dick Durbin në Prishtinë, në takime të ndara.
Të dy liderët kanë ndarë informacionin për këto takime në Facebook, duke theksuar rëndësinë e marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Abdixhiku gjatë takimit ka shprehur mirënjohjen për mbështetje të vazhdueshme të SHBA-së ndaj Kosovës.
Ai theksoi nevojën për rikthimin e Dialogut Strategjik me Shtetet e Bashkuara, duke vlerësuar se Kosova duhet të forcojë besimin dhe bashkëpunimin me aleatin e saj kryesor. “Kosovës i duhet ta forcojë besimin dhe bashkëpunimin me aleatin e saj më të rëndësishëm.
Kjo kërkon përkushtim, përgjegjësi dhe veprime konkrete”, ka shkruar Abdixhiku.
Ai gjithashtu theksoi se miqësia me Amerikën është pjesë e identitetit politik të partisë që udhëheq.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info




