Takimet e Auditores me Kryeministrin dhe Ministrat: Cilat janë Detyrat dhe Kufizimet e Zyres Kombetare te Auditimit

Institucioni që ka për detyrë t’ia kontrollojë faturat, shpenzimet dhe performancën Qeverisë, muajve të fundit është parë në një seri takimesh për ‘thellim të bashkëpunimit institucional’ pikërisht me ata që më pas i auditon.

Edhe pse Zyra Kombëtare e Auditimit insiston se bëhet fjalë për komunikim normal institucional, takimet e Auditores së Përgjithshme me kryeministrin Albin Kurti dhe ministra të kabinetit kanë hapur debat mbi kufirin mes bashkëpunimit dhe ruajtjes së distancës së nevojshme profesionale.

Ligji Nr. 05/L-055 për Auditorin e Përgjithshëm dhe Zyrën Kombëtare të Auditimit e përcakton Auditorin e Përgjithshëm si institucionin më të lartë të kontrollit ekonomik dhe financiar në vend, duke i garantuar pavarësi funksionale, financiare dhe operative.


- Advertisement -


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *