Tahiri: Premtimet e panrealizuara dhe sfidat e zhvillimit ekonomik në Kosovë

Tahiri tha se shumë prej zotimeve të bëra nuk janë përmbushur, duke përmendur ndërtimin e çerdheve si një nga premtimet që, sipas tij, nuk ka marrë epilog edhe pas pesë vjetësh. “Bazuar në premtimet me të cilat i kanë marrë votat, ku janë çerdhet?

Për pesë vjet, a ka ndodhur?

Kjo logjikë është problematike për funksionimin e një shteti si Zvicra, lëre më këtu”, u shpreh ai.


- Advertisement -

Duke folur për pagesën e pagës së 13-të për kategori të caktuara, Tahiri tha se 63 milionë euro do të mund të investoheshin në sektorë që, sipas tij, do të kishin ndikim më të madh në zhvillimin ekonomik. “A e dini çfarë do të bëhej me 63 milionë euro?

Të investoheshin te fermerët, te serrat, te bizneset e vogla.

Pse duhet t’u jepet paga e 13-të, kur ende kemi sfida me pagën minimale?”, deklaroi ai.

Ndër të tjera, Tahiri iu drejtua qytetarëve të Kosovës, duke kërkuar nga ata që të reflektojnë. “Unë çka i them qytetarëve të Kosovës, është reflektoni.

Nuk jam duke folur as për inati e as kjo çka flas nuk është ndonjë votë.

Kjo është shqetësim i imi dhe i secilit politikan normal që lyp besim”, shtoi ai.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *