Partitë politike në Kosovë kanë edhe sot kohë për të paraqitur listat e tyre të kandidatëve për deputetët që do të garojnë në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës me 7 qershor.
Afati për dorëzimin e listave është 11 ditë dhe përfundon sot në mesnatë, sipas informacioneve të Klankosova.tv.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se numri total i subjekteve politike që pritet të marrin pjesë në zgjedhjet e 7 qershorit është 27, prej tyre 22 parti politike, 3 koalicione, 1 nismë qytetare dhe 1 kandidat i pavarur.





