Në Podujevë, dy persona janë arrestuar për dyshimet se kanë kanosur njëri-tjetrin pas një mosmarrëveshjeje, sipas njoftimit të Policisë së Kosovës.
Incidenti ka ndodhur dje rreth orës 10:00, ku janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, të cilët janë vëllezër.
Pas një konflikti verbal, ata dyshohet se kanosur njëri-tjetrin.
Pas ndërhyrjes së policisë, ata janë shoqëruar për intervistim dhe më pas janë dërguar në mbajtje sipas vendimit të prokurorit.
Rasti aktual po trajtohet nga organet kompetente.





