Steven Spielberg kthehet me një triller fantastiko-shkencor të mrekullueshëm

Filmi më i ri i regjisorit legjendar Steven Spielberg po cilësohet që tani si puna e tij më e mirë në dy dekadat e fundit.

Bëhet fjalë për trillerin fantastiko-shkencor “Disclosure Day”, një histori me tematikë UFO-sh, që ka marrë reagime shumë pozitive në vlerësimet e para nga kritikët.

Sipas recensentëve, Spielberg i është rikthyer stilit të tij klasik, duke kombinuar elemente të forta të fantastikës shkencore, tensionin e një thrilleri dhe atë që e karakterizon prej vitesh: ndjesinë e mrekullisë kinematografike që e bën publikun ta përjetojë historinë në ekran.


- Advertisement -

Në veçanti, vlerësime të larta ka marrë edhe kolona zanore e John Williams, e cila po përshkruhet si një nga pikat më të forta të filmit dhe si një element që e rrit edhe më shumë emocionin dhe atmosferën e “Disclosure Day”.

Po ashtu, Emily Blunt është përmendur si një nga surprizat më të mëdha të filmit, me kritikë që theksojnë performancën e saj dhe e konsiderojnë tashmë si një emër serioz për çmime në sezonin e ardhshëm.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *